Kuvendi i Kosovës nesër me fillim në ora 10:00 vazhdon me seancën plenare ku do të trajtonhen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026:
9. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;
10. Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026:
12. Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
13. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
14. Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
15. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
16. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Ndërsa, në ora 13:00 Kuvendi mban seancë të re plenare.
Në rend dite janë tri pika:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
2. Pyetjet parlamentare;
3. Miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.


















