Të gjitha shenjat tregojnë se Toyota është gati të prezantojë një SUV të ri, më të vogël për terrene të vështira.
Kompania nuk ka thënë shumë për modelin që kur e prezantoi shkurtimisht dy vjet më parë, dhe spekulimet vazhdojnë të jenë të shumta.
Por mund të mos na duhet të presim shumë më gjatë, transmeton Telegrafi.
Një raport fillestar nga media japoneze Creative 331 tha se Toyota planifikonte të lansonte Land Cruiser FJ në Japoni gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.
Tani, megjithatë, një raport i ri nga Mag-X sugjeron se mund ta shohim Cruiser-in e ri që në 20 tetor, me një debutim zyrtar të planifikuar për orën 5:00 të mëngjesit në Japoni më 21 tetor.