Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “Skënderbeu” në Golem, Kavajë. Rreth orës 09:50, një automjet i drejtuar nga R. F., 19 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Posts