Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare ku edhe po merrte trajtim pas gjetjes nga Policia e Kosovës.
Ai ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Plloqicë jo larg fshatit ku kishte ndodhur tragjedia.
Në momentin e kapjes, Isufi ishte kishte qenë i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij i ishte ofruar ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.























