Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, por krahasimet me banorët e edicioneve të tjera kanë shpërthyer menjëherë në rrjet.

Një ndër emrat më të komentuar këto ditë është Ibro Deli, i cili ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij të pazakonshme dhe stilin e veçantë artistik.

Pikërisht këto elemente, maskat, ngjyrat dhe ekspresiviteti e kanë bërë një pjesë të ndjekësve të pretendojnë se ai po përpiqet të rikrijojë fenomenin e sezonit të kaluar, Gjestin.

Komentet kanë qenë të shumta, duke e cilësuar Ibros stilin si imitim dhe jo origjinalitet.

Pas gjithë reagimeve, ekipi që menaxhon rrjetet sociale të Ibros ka ndërhyrë me një sqarim publik.

Në një postim në Instagram, ata publikuan një fotografi të vjetër të tij me të njëjtin stil, duke kundërshtuar hapur aludimet.

Deklarata e tyre ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Personat që e njohin Ibron mirë e dinë se stili i tij e ka karakterizuar prej shumë vitesh si një artist autodidakt, pa komplekse”, shkruan stafi.

Duke iu adresuar akuzave për imitim, ata shtuan: “Ibro po imiton! – Jo, Ibro është vetvetja. Thjesht, për ironi të fatit, ai ngjason me Gjestin vetëm nga pamja, jo nga personaliteti, formimi artistik apo ai njerëzor”.

Ekipi i theksoi se Ibro u është besuar këtij stili që nga viti 2016, shumë kohë para se Gjesti të shfaqej në skenën televizive.

Sipas tyre, publiku duhet ta vlerësojë për origjinalitetin që e ka shoqëruar gjithmonë, jo për krahasimet që qarkullojnë online.

View this post on Instagram

A post shared by Ibro Deli (@ibrodeli)

Related Posts