Zjarr i madh është parë sot pasdite në kryeqytet.
Sipas pamjeve, shihet se zjarri dhe tymi janë mbrapa hotel Grandit, në afërsi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas pamjeve shihet se nga flakët është përfshirë një lokal aty në afërsi.
Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.