Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është raporuar për një bombë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.]

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe kanë kontrolluar vendin, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Rasti është inicuar si “lajmërim i rremë”.

“’Aeroporti ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ / 28.12.2025 – 11:45. Pas raportimit për një mjet të dyshuar bombë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku kanë kontrolluar gjithë vendin, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë. Me konsultim të prokurorit rasti inicohet si me lartë”, thuhet në raportin e policisë.

Related Posts