Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë, lidhur me pretendimet për punësimin e mjekëve në sistemin publik shëndetësor.

Përmes një reagimi, Zemaj ka thënë se Qeveria po e paraqet procesin e licencimit të mjekëve si rezultat të punësimit të tyre, duke theksuar se këto janë dy procese të ndryshme.

Sipas tij, pavarësisht premtimeve të Qeverisë, situata në sektorin shëndetësor dëshmon një realitet tjetër.

Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë figurojnë 534 mjekë të papunë, prej të cilëve 91 janë mjekë specialistë.

Ai ka kritikuar gjithashtu pretendimet për kthimin e mjekëve nga jashtë dhe punësimin e tyre në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë”, ka shkruar Zemaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts