Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni të pavetëdijshëm për hapat që do hidhni dhe do gaboni më shpesh nga sa e mendoni. Ngjarjet do ua turbullojnë tej mase mendimet dhe do e keni të vështirë të ruani qartësinë.
Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të dhe jo të bëni thashetheme me miqtë, sepse kjo vetëm sa do i komplikojë gjërat.
Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status.
Në punë do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të kontrolloni çdo detaj para se t’ua dorëzoni detyrat shefave. Në këtë mënyrë do kapni edhe ndonjë gabim të vogël që mund të ishte kthyer në problem.
Financat rrezikojnë të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.
Shëndeti: Stresi mendor dhe lodhja nervore do jenë të pranishme. Kujdesuni për pushimin dhe qetësinë.
Këshilla: Mos merrni vendime të nxituara dhe komunikoni hapur me ata që keni pranë.
Demi
Ka shumë mundësi që paqëndrueshmëria e të ardhurave të sjellë probleme edhe në fusha të tjera të jetës. Herë pas here do jeni me nerva dhe nuk do reflektoni sa duhet para se të veproni.
Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndjenjat për partnerin t’iu verbojnë dhe të mos shihni realitetin. Ekziston rreziku që ai të shfaqë interes për dikë tjetër, prandaj bëhuni më vigjilentë.
Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe sot vetëm, sepse mundësitë më të mira pritet të vijnë pas pak ditësh.
Në punë duhet t’i luani mirë letrat, sepse shanset nuk do jenë gjithmonë të favorshme. Projektet që keni nisur mos i braktisni për asnjë arsye.
Në planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave të miqve sa pa qenë vonë.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni mund të ndikojnë në organizëm. Qetësia është e domosdoshme.
Këshilla: Dëgjoni mendimet e të tjerëve dhe mos u mbyllni vetëm në këndvështrimin tuaj.
Binjakët
Marsi dhe Dielli do ju japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi.
Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë.
Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër, duke sjellë një kthesë të bukur në jetën sentimentale.
Në punë duhet të veproni sa më shpejt që të mundeni në mënyrë që të arrini majat. Sot të gjitha rrethanat do i keni në favorin tuaj.
Financat do varen nga mënyra sesi do veproni. Nëse hidhni hapa të pamenduara, vështirësitë do shfaqen më vonë.
Shëndeti: Energji e lartë, por mos e teproni me lodhjen fizike.
Gaforrja
Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa të rëndësishëm.
Për ju të dashuruarit dita do fillojë mirë. Gjithçka do ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë dhe i përkushtoheni më tepër partnerit.
Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do arrini ta bëni për vete dikë që pëlqeni.
Në punë ambienti mund të jetë i trazuar dhe vazhdimësia do varet nga sjellja juaj. Nëse inatoseni dhe braktisni gjithçka, do dilni të humbur.
Financat do jenë më problematike se kurrë më parë. Nuk do mundni dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme dhe kjo do ju rëndojë emocionalisht.
Shëndeti: Ankthi dhe shqetësimet financiare mund të ndikojnë në gjendjen tuaj të përgjithshme.
Këshilla: Qëndroni të qetë dhe kërkoni ndihmë kur është e nevojshme.
Luani
Falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit, jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet.
Ju të dashuruarit, pas një periudhe delikate, do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do përpiqeni t’i ndreqni me çdo mënyrë.
Nëse jeni beqarë, duhet të tregoheni realistë, sepse ëndrrat e tepërta mund t’iu çojnë drejt zhgënjimeve.
Në punë do keni mbështetje nga të gjithë dhe planet e bëra do realizohen me më shumë lehtësi. Nëse vazhdoni kështu, do jeni të pakonkurrueshëm.
Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur.
Shëndeti: Gjendje më e qëndrueshme, por mos neglizhoni pushimin.
Këshilla: Qëndroni realistë dhe vazhdoni të punoni me këmbëngulje.
Virgjëresha
Dielli dhe Marsi do bashkohen gjatë kësaj dite duke shtuar gjallërinë në jetën tuaj. Do keni më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat.
Për ju që jeni në një lidhje, orët e para do jenë të mira, por situata mund të ndryshojë shpejt për shkak të ndërhyrjes së disa personave të jashtëm. Mos u besoni më shumë atyre sesa personit që keni në krah.
Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë, pa pritshmëri të tepruara.
Në punë asgjë nuk do ju ndalojë të veproni me korrektësi dhe përkushtim. Do jeni energjikë dhe shumë të vëmendshëm ndaj detajeve.
Gjendja e parave do jetë mjaft e mirë dhe do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Shëndeti: Vitalitet i mirë, por kujdes mos e teproni me angazhimet.
Këshilla: Mos lejoni ndërhyrjet e të tjerëve të prishin ekuilibrin tuaj personal.
Peshorja
Nëse doni që gjithçka t’iu ecë sa më mirë gjatë kësaj dite, mundohuni të jeni të matur në çdo moment dhe të mos nxitoheni për asgjë. Vetëm kështu do shmangni gabimet e panevojshme.
Nëse jeni në një lidhje, nuk do keni asnjë problem, sado të vogël. Do ia plotësoni vazhdimisht nevojat njëri-tjetrit dhe kjo do ju bëjë të ndiheni të qetë e të sigurt për marrëdhënien tuaj.
Ju beqarët nuk duhet të dilni menjëherë në përfundime pa i njohur mirë personat që do takoni. Kujdes që të mos bëni gabime për të cilat mund të pendoheni shumë shpejt.
Në punë ka mundësi të tregoheni të paduruar dhe të ecni pa i marrë parasysh pasojat. Tregohuni vigjilentë, sepse një sjellje e tillë mund t’iu sjellë pasoja që do i ndjeni më vonë.
Me financat nuk duhet kurrsesi të luani. Ruajeni gjendjen të paktën në nivelin aktual dhe shmangni çdo rrezik të panevojshëm.
Shëndeti: Gjendja emocionale do ndikojë drejtpërdrejt në organizëm. Kujdesuni për qetësinë mendore dhe shmangni stresin.
Këshilla: Maturia dhe durimi janë çelësi i suksesit sot.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe do kërkoni më shumë qetësi për të reflektuar mbi përvojat e jetuara.
Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë shumë të mira. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni me pasion, si në ditët e para.
Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat shtruar. Pranoni ftesat për takime, dilni disa herë dhe vetëm më pas vendosni se çfarë dëshironi të bëni.
Në punë do keni një vizion më të qartë për hapat që duhet të hidhni dhe do dini si të veproni. Pas shumë përpjekjesh, më në fund do merrni atë që keni dëshiruar.
Në planin financiar nuk do keni vështirësi të mëdha, por as nuk do mund të arrini pasurimin që keni ëndërruar.
Shëndeti: Gjendje e qëndrueshme, por kujdes me lodhjen emocionale.
Këshilla: Mos jetoni vetëm me të shkuarën, por shikoni përpara.
Shigjetari
Herë pas here do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe kjo mund t’iu sjellë shqetësime të vogla.
Nëse jeni në një lidhje, shfrytëzojeni maksimalisht kohën pranë partnerit. Flisni hapur për gjithçka që ju shqetëson, por edhe për ato që ju bëjnë të ndiheni mirë.
Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri sot dhe do mbeteni përsëri vetëm.
Në punë nuk do arrini rezultate nëse nuk tregoheni të duruar dhe të përqendruar. Kreativiteti do jetë i pranishëm, por duhet ta përdorni në mënyrën e duhur.
Në planin financiar mos bëni çmenduri, sepse nëse problemet fillojnë, do jetë e vështirë t’i ndalni.
Shëndeti: Ankthi dhe pasiguria mund t’iu lodhin mendërisht.
Këshilla: Durimi është aleati juaj më i fortë sot.
Bricjapi
Edhe pse në disa momente do ndiheni të konfuzë, do arrini të reflektoni dhe të merrni vendimet e duhura.
Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e veçantë. Jeta sentimentale do marrë një tjetër ngjyrim dhe kënaqësitë do jenë të mëdha.
Nëse jeni beqarë, me ndihmën e miqve do keni mundësinë të takoni personin që keni ëndërruar prej kohësh.
Në punë mund të gaboni herë pas here, por kjo nuk është arsye për ta lëshuar veten. Nga gabimet mësohet dhe përmirësohet çdo gjë.
Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe ndonjëherë nuk do dini nga t’ia mbani. Fatmirësisht, familjarët do jenë pranë jush.
Shëndeti: Lodhje mendore e përkohshme, por jo shqetësuese.
Këshilla: Pranoni ndihmën e të tjerëve pa ndjerë faj.
Ujori
Në shumë momente do ju duket sikur askush nuk ju kupton dhe kjo do ju shtyjë të mbylleni në vetvete. Nuk do e keni të lehtë të shprehni ndjenjat.
Ju të dashuruarit do kaloni momente të vështira dhe të sikletshme. Do ndiheni keq pranë partnerit dhe do vuani emocionalisht.
Ju beqarët do jeni gati të bëni gjithçka për të qenë pranë personit që doni. Asgjë nuk do ju trembë.
Në punë do dini çfarë duhet të bëni, por kritikat e vazhdueshme të kolegëve do ju bëjnë të dyshoni. Mbajini planet për vete dhe mos i ndani me të gjithë.
Gjendja financiare do jetë më e qëndrueshme se zakonisht dhe do mund të kryeni ndonjë shpenzim të dëshiruar.
Shëndeti: Gjendje emocionale e paqëndrueshme. Kujdesuni për veten.
Këshilla: Mos u izoloni, por zgjidhni kujt t’i besoni.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të kuptoni çfarë doni dhe kjo do ju çojë drejt hapave të gabuar. Kokëfortësia do ju dëmtojë më shumë sesa mendoni.
Ju të dashuruarit rrezikoni të bëni veprime impulsive që nuk do i pëlqejnë partnerit. Kujdes, sepse gjërat mund të shkojnë ters.
Ju beqarët do përjetoni dashuri me shikim të parë që në mëngjes, duke ju ndryshuar humorin.
Në punë do ndiheni nervozë dhe nuk do arrini t’i përfundoni detyrat. Dëgjojini kolegët dhe reflektoni më gjatë për situatën.
Financat nuk do jenë të këqija, por është momenti i duhur për një riorganizim dhe menaxhim më të matur.
Shëndeti: Nervozizmi mund të ndikojë në energjinë tuaj.
Këshilla: Ulni ritmin dhe mendoni para se të veproni.
























