Sot shënohen 6 vjet nga ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës bilbili i muzikës shqiptare
Sot bëhen gjashtë vjet nga ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, ikonës së muzikës shqipe dhe një prej figurave më të mëdha të kulturës shqiptare. Zëri i saj unik, interpretimi plot ndjenjë dhe eleganca artistike e kthyen atë në simbol të përhershëm të muzikës sonë.
Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj 1933 dhe gjatë karrierës së saj krijoi një trashëgimi të pasur artistike me këngë që vazhdojnë të dëgjohen e të prekin zemrat e brezave. Këngë si “Baresha”, “Ke selvitë”, “Mora testin” dhe shumë të tjera mbeten pasuri e pavdekshme e muzikës shqiptare.
Ajo ishte jo vetëm këngëtare, por edhe aktore e interpretuese e skenës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën kombëtare. Nexhmije Pagarusha ishte zëri i shpirtit shqiptar, një zë që nuk plaket kurrë.
Në këtë përvjetor të ndarjes së saj nga jeta, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje kontributin e jashtëzakonshëm që i dha muzikës dhe identitetit kulturor shqiptar. Trashëgimia e saj artistike do të jetojë përgjithmonë në kujtesën kolektive dhe në zemrat e artdashësve.
Lavdi veprës dhe kujtimit të Nexhmije Pagarushës./Rilindjashqiptare/























