E diela është dita perfekte për t’u mbledhur rreth tryezës dhe për të shijuar diçka të ngrohtë e shtëpiake. Petullat e buta dhe të shkrifta janë zgjedhja ideale, sepse përgatiten shpejt dhe i mbajnë të gjithë të ofruar në tryezë.

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 2 gota qumësht
  • 2 gota miell
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 qese sheqer vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur për pjekje
  • Një majë kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

  1. Në një enë rrihen vezët me sheqerin dhe sheqerin vanilje derisa masa të bëhet kremoze.
  2. Shtohet qumështi gradualisht, duke e përzier vazhdimisht.
  3. Mielli përzihet me pluhurin për pjekje dhe kripën, pastaj shtohet ngadalë në masë për të shmangur kokrrizat.
  4. Brumi duhet të jetë mesatarisht i trashë dhe i lëmuar.
  5. Nxehni tiganin, lyeni lehtë me vaj dhe hidhni nga një lugë brumë për çdo petull.
  6. Skuqini nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë.

Si të shërbehen:

Petullat shërbehen të ngrohta me mjaltë, reçel, çokollatë, fruta ose sheqer pluhur. Janë perfekte për mëngjes, drekë të lehtë apo një mbyllje të ëmbël të së dielës.

Related Posts