Ish fituesi i “Big Brother Vip 8”, me pamundësi për të qenë prezent në studio ka zhvilluar një lidhje direkte me moderatorët e emisionit.
Veseli në vazhdimësi ka përcjellur dhe komentuar ngjarjet brenda “Big Brother VIP” meqë ishte edhe vet dikur banor i shtëpisë së famshme në Shqipëri.
Ai u pyet se si e sheh raportin Beatrix – Donald sidomos pas surprizës që iu bë dje Donaldit duke ia rikujtuar ditëlindjen e Borës.
Kurtishaj u shpreh se i pëlqen surprizat ani pse vet nuk kishte lidhje me to, ai po ashtu tha se e mirëkupton sjelljen e mirë të Trixës ndaj Donaldit me raportin e tij të dikurshëm me Borën, por sidoqoftë ai ka një mendim më të cektë për të.
Duke i kërkuar falje nënës së Trixës dhe tezes së saj Albërijes ai u shpreh se nuk di cilën Beatrix të vlerësoj, ai e sheh atë si një femër shumë naive dhe si femër që hyri mes një çifti.