Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sonte janë të pranishëm në Cineplexx në Albi Mall për premieren e filmit “Loja e fundit”.
Çifti i njohur i showbizit shqiptar u pa në ambientet e kinemasë, ku tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave me paraqitjen e tyre.
Prania e Luizit dhe Kiarës në këtë ngjarje ka ngjallur interes të madh tek fansat, të cilët vazhdojnë t’i ndjekin nga afër aktivitetet dhe daljet e tyre publike. Premiera e filmit “Loja e fundit” mblodhi shumë figura publike dhe artdashës, duke e kthyer mbrëmjen në një nga eventet më të komentuara.






















