Donaldi ka ngacmuar sërish Beniadën.
Derisa mbrëmë katër finalistët festuan 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, si zakonisht nuk munguan batutat nga Donaldi.
Meqenëse Iliri, Donaldi dhe Erinxhel kishin thënë nga një poezi për Kosovën, Beniada ishte e vetmja që nuk lexoi poezi.
Kjo bëri që Donaldi ta ngacmojë me një pyetje mjaft interesante.
“Do të doje një burrë nga Kosova?” ishte pyetja e Donaldit ku Beniada nuk e mohoi se po do kishte dëshirë të njihej me një djalë nga Kosova.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Do të doje një burrë nga Kosova?
Beniada: Patjetër që po.
Donaldi: Të pëlqejnë kosovarët?
Beniada: S’kam njohur ndonjë.
Einxheli: Po nga ata që ke parë këtu brenda.
Beniada: Dagzi është yti
Donaldi: Ka qenë Valoni e disa të tjerë. Do të doje të njihje një djalë?