Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit në Ukrainë.

Kështu u mor vendim sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.

Kurti theksoi se kanë vendosur që të miratojnë një pako sanksionesh, në bashkërendim me botën e lirë dhe paqedashëse.

“Qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Mbretërinë e Bashkuar, për të kundërshtuar luftën pushtuese të Rusisë, por edhe për tu përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin tonë”, theksoi kryeministri Kurti.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Valdrin Sahiti shkrihet së qeshuri me Leonora Jakupin
Ronaldo shënon golin 963/VIDEO
A duhet t’i lani rrobat nga ana e brendshme?

Related Posts