Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të rolit të saj mbështetës ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ka konfirmuar presidenca franceze e BE-së, shkruan The Guardian.
Sanksionet do të godasin “disa sektorë të ekonomisë, dhe në veçanti lëndën e drunjve, çelikut dhe kaliumit”, thuhet në deklaratë.
Një zyrtar i Bashkimit Evropianë tha këtë javë se një nga synimet e sanksioneve të reja kundër Minskut ishte që të ndalnin eksportimin e prodhimeve bjelloruse në BE në krye të atyre që tashmë i nënshtroheshin sanksioneve të vendosura më parë nga BE-ja pasi presidenti Alexander Lukashenko shtypi protestuesit kundër tij pas zgjedhjeve të gushtit 2020./Guardian/.