Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në ShBA. Pas homazheve do të mbajnë fjalë rasti. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 09:00)
Vazhdimi i deklaratave përfundimtare të avokatëve në çështjen Thaçi, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. (Dhomat e Specializuara, Hagë, ora 09:30)
Iniciativa për Progres mban tryezën diskutuese me temën “Nga vendimi te kontrata: boshllëqet e transparencës në procedurat e negociuara”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)
Delegacioni i Aleancës bën homazhe pranë Memorialit “Kosova Kujton”, në oborrin e Qeverisë së Kosovës, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Ora 10:00)
Vazhdimi i seancës konstituive, ku në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. (Salla e seancave, ora 11:00)
Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës hap panairin e produkteve vendore “Toka Jonë, Shija Juaj”. (Prishtina Mall – hyrja lindore, Prishtinë, ora 14:00)
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, mbanë konferencën e fundit për media para “Marshit për Liri”. (Hotel “Manami”, Prishtinë, ora 14:00)
PS
Kjo thotë që e kemi obligim por nuk dihet ora
Përmbledhja e materialeve dhe përgatitja për marshin e lirisë më 12 shtator
Shoqata “Miqtë e Amerikës” mban aktivitetin tradicional përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 11:00) nuk e kemi




















