Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e Drejtorisë për Shërbime Publike do të nisin aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në dy lokacione: te parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë në ora 09:30, si dhe në ora 10:00 përballë parkut të Taukbahçes dhe Shkollës “Gjergj Fishta”.
Po ashtu, bëhet e ditur se drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, do të deklarohet për media gjatë aktivitetit te parkingu i Pallatit të Rinisë.











