Rrjeti social X ka prezantuar një funksion të ri të quajtur “History”, i cili u mundëson përdoruesve të kenë në një vend të vetëm të gjitha përmbajtjet e ruajtura, postimet e pëlqyera, videot dhe artikujt që kanë parë apo lexuar më herët.
Opsioni i ri për momentin është i disponueshëm në pajisjet iOS, ndërsa sipas drejtuesit të produktit të kompanisë, Nikita Bier, qëllimi është që përdoruesve t’u lehtësohet rikthimi te përmbajtjet që duan t’i shohin më vonë.
Butoni i deritanishëm “Bookmarks” në menynë anësore është riemërtuar në “History”, ndërsa faqja e re është e ndarë në katër seksione: Bookmarks, Likes, Videos dhe Articles.
Funksioni i ri e afron platformën X më shumë me një motor kërkimi, pasi u mundëson përdoruesve të kthehen te përmbajtjet e shikuara më parë, edhe nëse nuk i kanë ruajtur.
Njëkohësisht, kompania synon të nxisë përdorimin e artikujve më të gjatë dhe përmbajtjeve të publikuara direkt në platformë.











