Valon Murseli, asamblist në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për mungesë të investimeve dhe mbështetjes ndaj rajonit të Drenicës.

Ai tha se gjatë vërshimeve që goditën këtë zonë vite më parë, institucionet qendrore nuk reaguan në nivelin e duhur për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve të prekura.

Sipas Murselit, Drenica vazhdon të përballet me probleme infrastrukturore, mungesë investimesh dhe furnizim jo të mjaftueshëm me ujë të pijshëm. Ai përmendi edhe projektin e ujësjellësit Shipol–Brus–Mitrovicë, për të cilin tha se është lënë pa përkrahje institucionale.

Po ashtu, ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen e rrugëve Komoran–Drenas dhe Skenderaj–Klinë e Begut, duke theksuar se ato paraqesin vështirësi dhe rrezik për qytetarët.

“Drenica po neglizhohet nga qeveria aktuale”, deklaroi Murseli.

Më shumë në linkun e më poshtëm:

https://www.facebook.com/share/r/19WQUbtFnF/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts