Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte (22 maj) në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, në afërsi të kryqëzimit të Superstradës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motorçikletë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts