Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët.
Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë të mrekullueshme të përgatitjes së akullores me qumësht dhe kakao.
Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.
Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.
Përgatitja e Akullores së Shtëpisë me Qumësht dhe Kakao
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
4 filxhanë çaji me qumësht
4 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
Një lugë çaji vanilje
1 lugë gjelle niseshte
1 filxhan me kakao
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak.






























