FIFA anulon biletat e shpërndara gabimisht falas për Kupën e Botës 2026
FIFA ka anuluar biletat e Kupës së Botës të lëshuara për rreth 60 tifozë të cilët gabimisht i morën falas për shkak të një gabimi në faqen e internetit.
Derisa FIFA, njoftoi se biletat u shpërndanë pa pagesë për shkak të një problemi teknik në arkëtim, duke kërkuar ndjesë për shqetësimin dhe duke ftuar tifozët e prekur të kryejnë pagesën për t’i konfirmuar ato.
“Biletat u ndanë pa pagesë për shkak të një problemi paraprak me pagesën gjatë procesit të arkëtimit. FIFA shpreh keqardhje për gabimin dhe çdo shqetësim të shkaktuar. Biletat e kërkuara nga këta tifozë mbeten të rezervuara dhe tifozët e prekur janë ftuar të kryejnë pagesën e shumës së saktë” – bëri të ditur organi qeverisës i futbollit.
Ky është gabimi më i fundit në një program shpesh të diskutueshëm të biletave të Kupës së Botës që prokurorët e përgjithshëm të Neë York-ut dhe Neë Jersey-t po hetojnë për shkelje të mundshme të ligjeve të mbrojtjes së konsumatorit.
Ndërkohë, biletat ende shiten nga FIFA për ndeshjet në Kupën e Botës, derisa janë shumë më të shtrenjta se çdo edicion i mëparshëm, gjë që FIFA e ka justifikuar si ndihmë në fitimin e miliarda dollarëve që do t’u japë federatave anëtare për zhvillimin e lojës në nivel global.
Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre vende Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.




















