Ka filluar votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, për zgjedhjet e së dielës, shkruan Reporteri.net.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka publikuar foto ku qytetarët shihen duke pritur për të hyrë për të votuar.
Konsullata ka ftuar qytetarët e regjistruar me sukses të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë.
- “Votimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih 🗳️🇽🇰 Sot, po zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike.Votimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ka filluar në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. I ftojmë të gjithë qytetarët e regjistruar me sukses që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm. Falënderojmë bashkatdhetarët tanë për angazhimin, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim.
- ZGJEDHJET 2026




















