Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar një gjobë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe të gjithë shkelësit do të përballen me masa ndëshkuese.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në mbajtjen e kryeqytetit të pastër, duke theksuar se përgjegjësia për mjedisin është e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts