Pas shumë vitesh pritjeje dhe pas identifikimit përmes analizës së ADN-së, sot do të bëhet rivarrimi i dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili kishte qenë në Listën e Personave të Zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ceremonia e rivarrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Kodrali në Deçan, duke filluar nga ora 16:00. Para ceremonisë, nga ora 15:00, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë do të bëjnë homazhe pranë “Lapidarit të Ri” në këtë fshat.

Komisioni bëri të ditur se rivarrimi po realizohet pas identifikimit shkencor të mbetjeve mortore përmes analizës së ADN-së dhe në përputhje me kërkesën e familjes Pepaj.

Ceremonia organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts