Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të 100 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 10:00)
Konferencë për media e kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi. Prezanton platformën unike “Alo Komuna”, që synon komunikim dhe shërbim më të drejtpërdrejtë dhe më efikas për qytetarët (Komuna e Obliqit, ora 10:00)
Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të mbajë konferencë për media (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra Prishtinë, ora 10:00)
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës nënshkruan Marrëveshje të Punës me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (Ambientet e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Protesta qytetare në Han të Elezit në mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit. I bashkohet edhe AVONET (Para Komunës së Hanit të Elezit, me marshim drejt hyrjes së SharrCem, ora 14:00)
Oda Ekonomike e Kosovës, në partneritet Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor organizon ceremoninë e certifikimit të ndërmarrjeve në arsimin dual. Marrin pjesë edhe ministrat në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe Hajrullah Çeku. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 18:30)




















