Duke iu referuar temperaturave të larta dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo të lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.
“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmë tek tё gjithё qytetarët e rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё përdorimit (shkrepëse, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj.)”, thuhet në njoftim.



















