Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun vendor për ditën e sotme, 23 qershor.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.38 euro për litër, duke shënuar një ulje prej 1 cent krahasuar me dy ditët e kaluara, kur shitej me 1.39 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.33 euro për litër, njësoj si në dy ditët e fundit. Po ashtu, edhe çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.67 euro për litër, pa ndryshime nga ditët paraprake.

Sipas MINT-it, këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts