Mediat krotate i kanë dhënë jehonë protestës se paralajmëruar të 5 korrikut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta do të mbahet në Zarë të Kroacisë dhe është organizuar nga komuniteti shqiptar në këtë shtet.
Mediat krotate kanë cituar një deklaratë të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“E dimë se po i afrohemi fundit të procesit në Hagë. Shpresojmë që më 20 korrik vendimi të jetë në favorin tonë dhe që të gjitha përpjekjet e mbrojtjes të njihen. Të dielën, më 5 korrik, në orën 18:00, do të mbajmë një protestë të organizuar nga shqiptarët në Kroaci së bashku me miqtë kroatë”, tha Gucati.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u bëri thirrje të gjithë emigrantëve që jetojnë në Kroaci, si dhe atyre që janë me pushime në Kroaci ose që kalojnë nëpër vend, t’i bashkohen protestës në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Protesta do të mbahet në një park në Zadar. Shpresoj që komuniteti shqiptar, i cili ka jetuar në Zarë me shekuj dhe gjithashtu ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë protestë për çlirimtarët tanë, do të na bashkohet”, tha Gucati, duke shtuar se shpreson që kjo të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.




















