Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se gjithçka është gati për nisjen e linjës së re direkte drejt Karlsruhe/Baden, e cila do të operohet në bashkëpunim me kompaninë ajrore GP Aviation.

Përmes një postimi, Aeroporti ka publikuar pamje nga përgatitjet e stafit për fluturimin inaugurues, duke theksuar gatishmërinë për të mirëpritur udhëtarët në këtë destinacion të ri.

“Ekipi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës së bashku me GP Aviation janë gati për linjën tonë më të re direkte drejt Karlsruhe/Baden. Pamje nga atmosfera e sotme me stafin që po përgatitet për t’ju mirëpritur në bord. Jemi të lumtur që po rrisim mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse”, thuhet në njoftimin e Aeroportit.

Me shtimin e kësaj linje, udhëtarët nga Kosova do të kenë një tjetër mundësi për të udhëtuar drejt Gjermanisë, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Ndërkaq, bashkatdhetarët tanë në Karlsruhe/Baden, tani do ta kenë më të lehtë rrugën për në vendlindje.

Fluturimet vajtje-ardhje do të fillojnë nga sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts