Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se gjithçka është gati për nisjen e linjës së re direkte drejt Karlsruhe/Baden, e cila do të operohet në bashkëpunim me kompaninë ajrore GP Aviation.
“Ekipi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës së bashku me GP Aviation janë gati për linjën tonë më të re direkte drejt Karlsruhe/Baden. Pamje nga atmosfera e sotme me stafin që po përgatitet për t’ju mirëpritur në bord. Jemi të lumtur që po rrisim mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse”, thuhet në njoftimin e Aeroportit.
Me shtimin e kësaj linje, udhëtarët nga Kosova do të kenë një tjetër mundësi për të udhëtuar drejt Gjermanisë, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Ndërkaq, bashkatdhetarët tanë në Karlsruhe/Baden, tani do ta kenë më të lehtë rrugën për në vendlindje.
Fluturimet vajtje-ardhje do të fillojnë nga sot.




















