Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtojnë sot, më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, duke shënuar 250-vjetorin e shtetformimit.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar SHBA-të për këtë përvjetor të rëndësishëm. Ai theksoi se ky jubile nderon një komb, përkushtimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka frymëzuar mbarë botën.

Maqedonci shtoi se Kosova është krenare që qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si mikun dhe aleatin më të ngushtë të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts