Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar zbatimin e planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa ndaj tre drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjatë kontrolleve në rrugën magjistrale në fshatin Rakaj, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të huaja. Sipas policisë, shoferi me inicialet N.B. (28) po lëvizte me shpejtësi prej 161 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

Ndërkohë, Stacioni Policor në Ferizaj i ka hequr patentë-shoferin për 12 muaj shoferit me inicialet D.Ç. (23), pasi në periudhën 26 gusht 2025 – 9 qershor 2026 kishte grumbulluar 10 pikë negative si pasojë e disa kundërvajtjeve të rënda në trafik.

Në një rast tjetër, në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, policia ka ndaluar një automjet të tipit Opel Vivaro me targa vendore. Shoferi me inicialet A.H. (23) është kapur duke tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Për këtë shkelje ai është gjobitur me 200 euro, është ndëshkuar me dy pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj.

Policia bëri të ditur se rasti i fundit është raportuar nga një qytetar përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e intensifikuara në komunikacion me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe respektimit të rregullave të trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts