Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar në përleshjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Komoran.

Sipas informacioneve të siguruara, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë pranuar tre pacientë për trajtim mjekësor.

Njëri prej tyre, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, është liruar për në shtëpi pasi kishte pësuar lëndime të lehta.

Pacienti i dytë është pranuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë, ndërsa personi i tretë vazhdon të jetë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, ku mjekët po monitorojnë gjendjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts