Drita sonte nis sezonin e ri në garat evropiane, ku do të luaj në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Kampioni i Kosovës do të luaj kundër skuadrës nga Lituania, Kauno Zalgiris.

Trajneri Zekrija Ramadani ka zgjedhur 11-shen startuese, ku nga minuta e parë do të luaj edhe transferi i ri, Igball Jashari, ku në sulm do të jetë bashkë me Blerim Krasniqin.

Faton Maloku do të jetë në portë, Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo pëllumbi, e Ovuoka në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet nga Albert Dabiqaj, Vesel Limaj e Blerton Sheji, derisa para sulmit do të jetë Kristal Abazaj.

Ndeshja Zalgiris – Drita zhvillohet në stadiumin “Girenas dhe Darius”, më fillim nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts