Në një përfundim romantik si nga vetë këngët e saj të dashurisë, Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan lidhjen e tyre më 3 korrik 2026.
Ylli i hitit “Blank Space” dhe kampioni i NFL-së zgjodhën “Madison Square Garden” në New York për dasmën luksoze, ku miq, familjarë dhe emra të njohur të botës së spektaklit u mblodhën për të festuar çiftin e ri.
Pas një ceremonie madhështore, të përshkruar si një përrallë moderne me kopsht magjik, pemë gjigante, dekorime smeraldi, harqe elegante dhe veshje të personalizuara nga Christian Dior Haute Couture, pyetja që po bëhet tani është: ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Taylor dhe Travis?
Nëse Taylor dhe Travis nuk duan ishuj tropikalë apo plazhe luksoze, një rikthim në Cotswolds mund të jetë gjithashtu një mundësi.
Sipas raportimeve të mëhershme, Taylor ndihet shumë mirë në natyrë dhe larg zhurmës së turneve. Gjatë pjesës britanike të “Eras Tour”, ajo thuhej se kishte rezervuar një shtëpi luksoze në këtë zonë, ndërsa Travis pritej t’i bashkohej për një pushim të shkurtër.
“Fshati është vendi i saj i lumtur”, kishte thënë një burim në atë kohë.
Cotswolds është gjithashtu pranë “Soho Farmhouse”, klubit privat të preferuar nga shumë personazhe të famshëm. Për një çift që mund të kërkojë qetësi, ajër të pastër dhe privatësi, ky destinacion britanik mund të jetë një zgjedhje më intime dhe më pak e parashikueshme.
Pas një dasme spektakolare në New York, Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë shumë mundësi për një muaj mjalti po aq të veçantë. Nga Amalfi i Dua Lipës, te Lake Como, Bahamas apo Seychelles, çifti duket se ka përpara një listë destinacionesh që i përshtaten plotësisht historisë së tyre të dashurisë.




















