Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se nuk mendon që lufta me Iranin mund të fillojë sërish.
Ai u shpreh se Irani goditi disa anije dhe siç u shpreh “ne i goditëm shumë më fort”, raporton BBC.
“Nuk mendoj se do të fillojë përsëri. Mendoj se do të shkojë shumë shpejt, ata goditën disa anije dhe kështu ne i goditëm shumë më fort.”
“Por kur ata godasin, ne godasim. Ne përdorim gjuhën e tyre dhe flasim gjuhën e tyre”, u shpreh ai në konferencë për media.




















