Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në lansimin e raportit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).
Sipas njoftimit të ZKM-së ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.




















