Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë 119 deputetë.

Deputetët kanë votuar përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve, i cili përbëhet nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.

Pas votimit, anëtarët e komisionit janë mbledhur në një nga sallat e Kuvendit për të shqyrtuar mandatet e deputetëve.

Deri në përfundimin e procesit të verifikimit të mandateve, kryesuesi i seancës ka shpallur pauzë prej 30 minutash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts