Djali i Afrim Bunjakut, ka marrë pjesë sot si mysafirë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023, në një sulm i armatosur serb ndaj Policisë në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 individëve për rastin Banjska.
Për tre të pandehurit, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviqit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.




















