Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka thënë se dëshiron që në meçin e radhës ta ketë përballë boksierin britanik Tyson Fury, që është pronar i titullit të botës në versionin WBC.
Fury ka deklaruar se është pensionuar nga boksi. Mirëpo, Usyk beson se Fury do të kthehet për t’u ndeshur me të.
Usyk është kampion bote në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshën e rëndë, ndërsa i mungon vetëm edhe titullin WBC që e ka Fury, për t’u bërë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë. Usyk ishte kampion i padiskutueshëm në peshën kruzer.
“Jam i sigurt se Tyson Fury nuk është i pensionuar. Jam i sigurt se ai do të boksojë me mua. Ai do të boksojë me mua. Nëse nuk boksoj me Furyn atëherë nuk boksoj fare”, ka thënë Usyk.
I pyetur nëse e mposht Furyn, ai ka thënë se vetëm “Zoti e di”.
“Dua të falënderoj Zotin për forcën dhe shëndetin që më dha sot. Ky meç me Joshuan do të flitet nga gjenerata”, tha Usyk.
Ai është pyetur për situatën në Ukrainë, ka thënë se fitorja është për vendin e tij, për familjen dhe për gjithë ushtarët që po e luftojnë pushtimin rus.