Klientët e “Apple” së shpejti do ta kenë në dispozicion gjeneratën e re të iPhone.
“Apple” ka nisur të mërkurën shpërndarjen e ftesave për ngjarjen e 7 shtatorit, në të cilën kompania pritet ta lansojë iPhone 14, raportoi CNN të mërkurën.
Ftesa e kompanisë, e cila gjithmonë shqyrtohet nga afër për kuptimet e fshehura, përmban qiellin e natës në formën e logos së “Apple” me moton: “Shumë larg”.
Ngjarja pritet të transmetohet në uebsajtin e “Apple”, derisa do të mbahet në Parkun “Apple”, që ndodhet në selinë e kompanisë në Cupertino të Kalifornisë.