Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sa mund të dënohen personat e dyshuar për përdhunimin e 11-vjeçares, rast i cili u raportua të hënën.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se personat mbi moshën 18-vjeçare, me rrethanat që janë paraqitur në media se si është kryer vepra penale e përdhunimit ndaj vajzës 1- vjeçare, dënimi minimal është 15 vjet.
Ndërkaq ai maksimal sipas Kocit, është burgimi i përjetshëm.
“Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale. Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit. E sa për rehabilitimin e kryerësve – po ashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg. Përjetësisht!”, ka shkruar ai.
Koci ka thënë se nëse vajza 11-vjeçare ka prindër, prokuroria dhe institucionet tjera duhet patjetër të merren me ta.