URGJENT – Kërkohet gjak AB+ për Arbnor Maliqin nga Kamenica
Një thirrje urgjente për ndihmë po bëhet për Arbnor Maliqin, nga fshati Busavatë i Komunës së Kamenicës, i cili ka nevojë për gjak të grupit AB+.
Familjarët apelojnë tek të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe janë të gatshëm të dhurojnë gjak, që të paraqiten në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.
Për informacione shtesë apo për të konfirmuar dhurimin, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin:
Çdo dhurim mund të jetë vendimtar dhe të ndihmojë në shpëtimin e një jete.
Apeli është për solidaritet dhe ndihmë në këto momente të vështira.




















