Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot nga ora 11:00 deri në 17:30 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transportin e mallrave të cilat janë mbi 20 tonë.
Ky vendim merret për shkak të temperaturave të larta.
Sipas njoftimit nga ky vendim bëjnë përjashtim mjetet e transportit të organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.




















