Jo dy, por 10 mijë vezë u përdorën për përgatitjen e një omëlete gjigante në Malmedy të Belgjikës, gjatë festivalit tradicional të omëletës.

Vullnetarët thyen, rrahën dhe hodhën mijëra vezët në një tigan rreth katër metra të gjerë, të vendosur mbi zjarr të hapur.

Përveç vezëve, omëletës iu shtuan proshutë, barishte dhe erëza. Gatimi u përzie me mjete të gjata, ndërsa më pas omëleta u nda në porcione dhe iu shërbye banorëve dhe turistëve.

Festivali, i mbajtur më 15 gusht, shënoi edicionin e 30-të, duke vazhduar një traditë që nisi në vitin 1996.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts