Në Kosovë prej vitesh qarkullon një shaka për paratë që shpenzohen në dasma, ndërsa tash edhe Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e kësaj “tradite” në rrjetet sociale.

Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë zgjedhur një ceremoni të vogël dhe private për martesën e tyre, në shtëpinë e tyre në Cascais të Portugalisë. Në ceremoninë familjare kanë qenë të pranishëm edhe pesë fëmijët e çiftit.

Fotografia familjare pas ceremonisë është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku kosovarët nuk kanë vonuar ta lidhin me shakanë e famshme për shpenzimet e dasmave.

Në një version humoristik të fotos, shkruhet: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti dikun.”

Në fund të fundit, Ronaldo nuk është se ka ndonjë hall me buxhetin e dasmës. Por, në vend të një ahengu të madh me qindra të ftuar, çifti duket se ka zgjedhur diçka shumë më të thjeshtë dhe intime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts