Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka dëmtuar me qëllim një televizor në një lokal dhe më pas ka kanosur pronarin e tij.
Rasti është raportuar më 31 gusht rreth orës 09:27. Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari i kishte dëmtuar televizorin në vlerë rreth 1 mijë euro.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit në prani të autoriteteve përkatëse, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


















