Partia Demokratike e Kosovës ka shpërndarë një video nga protesta e sotme në Prishtinë, e organizuar kundër vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK-ja ka shoqëruar pamjet me mesazhin: “Jo në emër të popullit të Kosovës! Rroftë UÇK-ja!”
Protesta e organizuar nga veteranët u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.




















